Portieri i Borussia Dortmund, Roman Burki, i cili ishte i ulur afër Marc Bartra në autobusin e ekipit kur ndodhi shpërthimi ka treguar përjetimin e tij në momentet kritike. Turko-zvicerani ka thënë se të gjithë ishin në panik, por policia reagoi shpejt. Ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Monaco në Ligën e Kampionëve është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës gjermane kanë ndodhur tri shpërthime.


“Autobusi u kthye në rrugën kryesore dhe papritur u dëgjua një zhurme e madhe, ishte një shpërthim. Policia erdhën shpejtë në vendin e ngjarjes dhe morën në kontroll situatën. Të gjithë ne ishim në shok, pas zhurmës së madhe disa nga ne u strukën, kurse të tjerët që kishin mundësi u shtrinë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë do të ndodhte më pas”, ka thënë Burki.


(i.ç/BalkanWeb)