Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptarë, Mërgim Mavraj, ka lëshuar disa deklarata të çuditshme para tifozëve të skuadrës së Hamburgut dy ditë më parë, gjatë një takimi në një fan-klub.

mavraj

Atje, tifozët e kanë pyetur mbrojtësin i cili shihet mes kandidatëve për të marrë shiritin e kapitenit në kombëtaren kuqezi për ndeshjen me Izraelin se si ndodhi që nuk luajti për Gjermaninë meqë ai është lindur e rritur në Hanau. Fjalët e Mavrajt lënë shumë vend për interpretim.

mavraj

“Unë isha shumë i keq për gjermanët”, tha ai fillimisht duke qeshur, ndërsa kujtonte periudhën kur ishte pjesë e përfaqësueseve të moshave duke luajtur përkrah emrave si Nojer apo Boateng. “Do të kishte qenë një ëndërr të luaja për Gjermaninë. Fatkeqësisht, nuk u realizua”, janë fjalët e tij, sigurisht, jo ato që tifozët shqiptarë do të dëshironin të dëgjonin nga një lojtar i cili shihet si lider në grupin e Kombëtares..

mavraj

Mavraj u afrua nga stafi i FSHF-së që në moshën 19-vjeçare por pastaj ai mori ftesa nga përfaqësueset e moshave të Gjermanisë dhe luajti me ta në dy miqësore, në vitet 2007 dhe 2009. Për shumë vite me radhë ai nuk iu përgjigj ftesave të përfaqësueses kuqezi edhe pse ishte pajisur me pasaportën shqiptare, ndonëse e kërkuan me radhë Oto Bariç, Ari Han dhe Josip Kuzhe.

de biazi mavraj

Vetëm pas mbërritjes së Xhani De Biazit në stolin kuqezi ai pranoi që t’i bashkohej Shqipërisë duke u kthyer shumë shpejt në një nga elementët kyç të ekipit i cili siguroi kualifikimin në Francë 2016. Për këtë kualifikim, Mavraj lëshoi një tjetër batutë. “Për bashkëkombësit tanë, ndoshta ky ishte njëlloj si rënia e Murit të Berlinit në Gjermani”, ishin fjalët e futbollistit të përfaqësueses shqiptare./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: