Në orët e ardhshme, mbrojtësi i Chelsea-t, John Terry do të konfirmojë lëvizjen e tij në Villa Park për të luajtur me Aston Villa-n. Ai i është bashkuar skuadrës londineze falas, gjë që e konfirmoi edhe pronari i klubit Tony Xia në Tëitter.
Ish-mbrojtësi i Chelsea-t luajti 690 ndeshje nën fanellën e bluve, duke shënuar 65 gola. Në karrierën e tij Terry fitoi 5 Premier League, 5 Kupa FA, tre kupa lige, 1 Champions League dhe 1 Europa League.
Sipas Goal.com, Terry do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare në Villa Park, me një bonus prej 4 milion paund nëse Aston Villa ngjitet në Premier League.
Thuhet se Terry ka refuzuar oferta nga Galasataray, Sweansea dhe disa ekipe amerikane.
(e.f/BalkanWeb)
