Nga: ZONJA VJOLLCA
3 qepë të kuqe
400 gr mish i grirë miks (viç + derr)
1 karrotë, 1 degë selino
4 thelpinj hudhër
3 domate / 1 kuti domate Star
80 ml qumësht
1 gjethe dafine
1 lk piper i kuq
Kripë, piper i zi
4 kokrra vezë
4 lgj vaj ulliri Olitalia
Majdanoz

Fillimisht grijmë imët perimet: qepë, karrota dhe selino. Ngrohim vajin dhe kaurdisim fillimisht qepën, karrotën dhe selinonë sa të zbuten pak, shtojmë më pas mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku derisa mishi të thërrmohet.

Shtojmë më pas hudhrat e grira imët, domatet, gjethen e dafinës, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. I kaurdisim përsëri për 2 minuta derisa erëzat të shpërbëhen në yndyrë.

Shtojmë qumështin dhe e lemë të shterojë pak në temperaturë të ulët. Shtojmë pak majdanoz, e trazojmë të ulë volumin dhe në fund shtojmë 4 kokrra vezë syze. E mbulojmë tiganin me kapak që veza të mpikset dhe e lemë të piqet. Në fund kur ta servirim nëse dëshirojmë mund të shtojmë 1 lugë kafeje vaj ulliri mbi çdo vezë.
(er.cu/vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb