TIRANE- Ndërsa takimi mes dy aleatëve më shumë se sa për të vendosur koalicionin e ardhshëm u fokusua tek ngërçi politik, për të cilin do t’i drejtohen PPE-së, Ilir Meta nuk e përjashtoi edhe një takim me Lulzim Bashën, gjithnjë në kuadër të dialogut.

I pyetur për vazhdimësinë e koalicionit, kryeparlamentari tha se kjo nuk ishte çështja më e rëndësishme, prandaj ftoi të punohet për dialog. “Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Le të punojmë të gjithë për këtë dialog. A ka mundësi ta zgjidhim këtë çështje që tani?”, tha Meta.

E në kuadër të këtij dialogu ai u shpreh i gatshëm të takohet me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Me zotin Basha jam i hapur nëse do të dëshironte, por kam përshtypjen që është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj që një angazhim zyrtar të PPE do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun”,- shtoi Meta.

Një pikë e rëndësishme në diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje, ishte edhe zgjedhje e Presidentit.
Në lidhje me këtë çështje, Meta tha se në takimin me kryeministrin Rama, “nuk paraqitëm emra”, per zgjedhjen e Presidentin pasi duhet te jete konsensual.

“Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekjet për të arritur konsensus edhe me opozitën për cështjen e presidentit edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota në Parlament”, tha Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb