TIRANE- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.


Si pasojë e përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.


Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.


Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: