TIRANE– Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar selisë blu ditën e sotme, për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Në takimin që ka zgjatur rreth 2 orë është se diksutuar për paketën e propozuar dy ditë më parë nga zyrtari i DASH.
Paraditen e sotme, vetëm pak minuta para takimit Basha-Lu, Koalicioni Opozitar zbardhi takimin e zhvilluar më 15 maj me zyrtarin e DASH dhe propozimin e tij për zgjidhjen e krizës.
Opozita thotë se e ka pranuar paketën “McAllister+” të propozuar nga zyrtari i DASH-it, Hoyt Yee, por sipas tyre, kjo gjë nuk është pranuar nga Rama.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ambasadori Lu zhvilloi një takimin me Kryeministri me Edi Ramën.
(BalkanWeb)
