TIRANË- Një ditë pas ndalimit nga antiterorri, publicisti Kastriot Myftaraj lirohet me urdhër të Prokurorisë. Por, mësohet se hetimet ndaj tij do të vijojnë. “Materialet e policisë nuk përbëjnë vepër penale. Në shkrimin e tij s’është konsumuar vepra penale. Hetimet ndaj gazetarit Kastriot Myftaraj do të vijojnë”, ka deklaruar Prokuroria.

Myftaraj është ndaluar mbrëmjen e kaluar dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit numër 1 në Tiranë, nga ana e oficerëve të Antiterrorit pas një shkrimi kundër ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin me akuzën për ‘Thirrje publike për veprime të dhunshme” të parashikuar nga neni 223 i kodit penal.

Në shkrimin e publikuar dje në faqen e tij në “Facebook”, Myftaraj që njihet për shkrimet e tij konspirative shkruante se znj.Vlahutin është pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re dhe ndër të tjera thoshte se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb