Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë publik sot në një konferencë për shtyp rastin e një mësuesi i cili kishte aplikuar për punë në portalin “Mësues për Shqipërinë”.
Ministrja tregoi se edhe pse Gjovalin Veshtaj kishte dalë i pari në portal, vendin e punës e kishte zënë i dyti në listë.
Pas këtij veprimi Veshtaj i ishte drejtuar vetë ministres për të denoncuar rastin.
“Ka aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë, doli i pari në portal, por fatkeqësisht fitoi i dyti. Bëhet fjalë për Gjovalin Veshtaj. Ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti por e raportoi problemin tek unë, e fitoi të drejtën dhe filloi punë,” tha Ministrja.
Me kete deklarate ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka njoftuar shkarkimin kreut te drejtorise arsimore te Malesise se Madhe, pas nje denoncimi te bere ne portalin Shqiperiaqeduam.al.
Gjithashtu Lindita Nikolla tha se kishte kërkuar shkarkimin e të gjithë përgjegjësve të zyrës së arsimit në Malësi të Madhe.
Postimi i Nikolles
Një qytetar fiton të drejtën dhe një zyrtar largohet nga detyra. Ki besim! Nuk je aspak i vetëm përballë zyrtarit që nuk të dëgjon. Qeveria është në anën tënde.
Mjafton një mesazh në shqiperiaqeduam.al për të vënë në lëvizje qeverinë për zgjidhjen e problemit që ke me administratën. Mjafton një mesazh për të shmangur kërkesën për rryshfet në një zyrë shteti, duke marrë të drejtën e mohuar dhe ndihmuar në pastrimin e zyrave të shtetit nga grabitqarët, përmes shqiperiaqeduam.al. Mjafton një mesazh për t’u bërë pjesë e koalcionit të madh të njerëzve të zakonshëm për Shqipërinë që duam, duke i dhënë fuqinë qeverisëse zërit të shpresave e të nevojave tuaja
S’të kushton asgjë dhe mund të bësh shumë për veten e për vendin tonë përmes shqiperiaqeduam.al
(e.f/BalkanWeb)