TIRANË- Presidenti i zgjedhur Ilir Meta nuk e mohon mundësinë e një koalicioni paszgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.


Ndonëse ka qenë vetë ndër ata që e ka paralajmëruar një gjë të tillë, kur tha në një emision televiziv se Rama i bënte 71 mandate vetëm me PD-në, Meta shton se kjo gjë mund të ndodhë dhe ai as habitet dhe as tronditet.


“Kjo nuk do habiste askënd. Nuk është as për tu habitur e as për tu tronditur. Nëse ky është qëllimi i tyre le ta shpallin, t’i japin mundësi qytetarëve t’i vlerësojnë. kam dëgjuar shpesh që flasin për modelin gjerman një model bipolar”,- u shpreh Meta.
(m.a/BalkanWeb)


Etiketa: