TIRANE-“Të gjithë në IMCA” ishte thirrja që shoqëroi eventin më të rëndësishëm të zhvillimeve më të fundit mbarëbotërore në mjekësi, në Shqipëri.
Një sukses i garantuar që prej fillimit të punimeve të IMCA 1, para 3 vitesh; i hapi derën dhe vulosi për të tretin vit rradhazi arritjet e një eventi shkencor mjekësor me përmasa të mëdha. Jo pak e rëndësishme ngelet përfshirja e vëmendjes jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare që ky kongres mori në 3 vite, për t’u përforcuar me një pjesëmarrje edhe më të madhe me figurat më të shquara nga mjekësia në Ballkan, Europë dhe kontinentet e tjera. Çmime për punimet më të mira, vlerësime nga figurat më të shquara dhe përshendetje nga instancat më të larta shtëtërore me pjesëmarrjen e Ministres së Shëndetësisë Zj. Ogerta Manastirliu për t’u përmbyllur më momentin aq të rëndësishëm të dekorimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj, të Prof. Dr. Stefano Guidi, për kontributin e tij në mjekësinë dhe pacientët shqiptarë jashtë kufijve nga stafi i tij në Departamentin e Transplantit Palcës Kockore në Spitalin Karexhi të Firences, Spitali Qëndror për gjithë Toskanën.
Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtyre përmasave në vendin tonë, mirepriti deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Si asnjëherë më parë do të nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi prezantoi 20seksione shkencore klinike, 5 workshope dhe Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët.
Për 3 ditë me rradhë Shqipëria u kthye në qendrën e vëmendjes botërore të ekselencës në shëndetësi.
Ky kongres dëshmoi edhe njëherë rrugën dhe vendosmërinë e një institucioni privat mjekësor si Spitali Amerikan, për të udhëhequr dhe sjellë modele të të njëjtit zhvillim apo edhe më të lartësuar në fushën e mjekësisë moderne.
Mjekësisë në vend sot i rëndon edhe një gur i çmuar, aset për t’u koleksionuar dhe një traditë e vyer, siç është bashkimi i profesionistëve në Kongresin Multidisiplinar Mjekësor, së shpejti sërish në IMCA 4, organizuar nga Spitali Amerikan.
(BalkanWeb)