TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Teksa është shprehur se kjo ditë vë theksin tek urimet për më shumë paqe, mirësi, e dashuri mes njerëzve, Meta është shprehur se “Pashkët janë ndihmë për një të nesërme më të mirë”.

Sakaq, kreu i LSI ka përcjellë edhe mesazhe për politikanët shqiptarë, duke u shprehur se duhet dialog për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Shpresojmë që këto Pashkë, të na ndihmojnë dhe të kemi një të nesërme më të mirë. Kjo festë nisi dje me një mesazh të Papa Franceskut për të ripërtërirë dialogun, për të rritur kapacitetet, për të dialoguar sepse dialogu bashkëpunimi janë themelet e një shpresë për një të nesërme më të mirë. Shpresojmë që këto pashkë të na ndihmojnë për këtë gjë që të kemi një të nesërme më të mirë”, tha Meta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: