Pasi ka bërë 7 blerje të reja dhe janë shumë pranë akordit për Lucas Biglian, kuqezinjtë e Milanit kanë nisur tratativat për mbrojtësin e Juventus, Leonardo Bonucci.


Sipas “Sportmediaset” gjithçka ka lëvizur në fshehtësi të plotë. Milani tashmë ka nisur bisedimet me Juventusin dhe ka parashtruar një ofertë të rëndësishme e cila për momentin nuk bëhet e ditur, megjithatë spekulohet se përveç të ardhurave pjesë e ofertës janë edhe kartoni i Alessio Romangolit dhe ai i Mattia De Sciglios.


Ndërkaq gjithnjë duke u mbështetur tek ‘sportmediaset” oferta i është dorëzuar edhe Bonuccit ku bëhet fjalë për një pagë prej 7 milion eurosh në sezon, madje 30 vjeçari e ka pranuar dhe pret që dy klubet të dakordësohen.


Juventusi ka kërkuar 72 orë kohë për të vendosur nëse do ta pranojë ofertën e  Milanit apo do ta refuzoj për ta mbajtur Bonuccin në skuadër ose për të pritur një përmirësim të shifrave nga ana e klubit kuqezi.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb