Të 7 futbollistët që Milan ka transferuar këtë merkato vere ndoshta nuk janë të një niveli shumë të lartë, por të gjithë janë preëmtues dhe “djalli” shpreson shumë që këtë sezon të paktën Juventusi të mos e ketë të lehtë fitimin e kampionatit.


Për këtë 7 herë kampionët e Europës po përpiqen që fillimisht të dobësojnë “zonjën e vjetër” e më pas të përforcojën ekipin me elementë vërtetë cilësorë. Mund të thuhet se sipas asaj që raporton “calciomercato” Milani po tenton të vrasë ‘me një gurë dy zogj’. Transferimin e Leonardo Bonucci-t në Milano.


Gjithmonë sipas raportimeve nga Italia “djalli” i ka ofruar Juventusit dy lojtarë, Mateo De Shilion, Romaniolin si dhe një shumë parash që ende nuk bëhet e ditur.


Gjithashtu drejtuesit e kuqezinjve kanë përgatitur edhe kontratën, sipas së cilës italiani do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Tashmë “topi” ka kaluar në derën e bardhezinjve të cilët kanë kërkuar 3 ditë për të dhënë një përgjigje përfundimtare për qendërmbrojtësin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb