Tani në Spitalin Amerikan, flokë natyralë, rezistentë nga mjekët më të mirë të certifikuar në transplantimin e flokëve.
Përse të zgjedhim specialistët e DHI?
Transplantimi i flokëve është një metodë inovative e mbjelljes së flokut, e cila kryhet nga doktorët e certifikuar nga Akademia e DHI. Kjo akademi ka 46 vjet eksperiencë dhe me 62 klinika në të gjithë botën. Tani në bashkëpunim me Spitalin Amerikan, mjekët më të mirë do presin pacientët e interesuar për të kryer vizita dhe kryer procedurën.
Procedura konsiston në marrjen e folikujve dhe mbjelljen DIREKT të tyre në zonën e nevojshme në të cilën ka rrallim ose rënie flokësh.
Çfarë të presim?
– Është e sigurt si procedurë
– Me rezultate natyrale
– Përdoret anestezi lokale dhe është totalisht pa dhimbje, sepse shpimet janë me diametër 1 mm ose më të vogël se 1.
– Është e VETMJA metodë që mund të kryhet edhe pa i prerë/shkurtuar flokët
– Pacienti i rikthehet aktivitetit të përditshëm ditën e nesërme dhe është në gjendje perfekte.
– Kryhet vetëm nga profesionistë të trajnuar dhe certifikuar pranë Akademisë DHI.
– Rezultati shihet menjëherë pas 2 muajsh dhe me garanci të përjetshme.
– Metodë e thjeshtë pa dhimbje dhe me efikasitet maksimal
Si kryhet procedura?
1) Faza e ekstraksionit ose e marrjes së folikujve nga zona dhënëse.
Merren një nga një me anë të ekstaktuesit që ka një diametër më të vogël se 1 mm. Në këtë mënyrë folikujt nuk dëmtohen dhe mbajtja e tyre në një temperaturë të veçantë minimizon traumën dhe rrit efikasitetin e trajtimit.
2) Faza e mbjelljes (e vendosjes)
Folikujt vendosen në zonën e nevojshme me anë të një pajisje të veçantë (implanter) që eliminon traumën e skalpit dhe siguron efikasitetin e trajtimit. Vendosja (mbjellja) e folikujve bëhet direkt në skalp, pa bërë vrima paraprakisht ose prerje, pra bëhet direkt.
3) Drejtimi dhe dendësia e flokëve të rinj vendoset nga specialistët, duke siguruar një rezultat natyral dhe jetëgjatësi.
(BalkanWeb)