TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, uron Hashim Thaçin për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi për mediat të përciellë nga zyra e shtypit e institucionit të Presidentit.

Presidenti i Republikës, Nishani, në mesazhin e tij shprehet: “I nderuar Zoti Thaçi, Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell urimet më të mira e vëllazërore. Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë, si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke ju siguruar për një bashkëpunim të ngushtë, ju lutem pranoni i nderuar President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: