Në lajmet “show-bizz”, në rubrikën “nostalgji”, Gazeta Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”. Në GSH.al, ju sjell: Anjeza Shahini mbledh miqtë në Durrës
Çim Gjata të respekton gjithmonë
Nuk lë aktivitet kulturor pa qenë prezent, kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor bashkë me bashkëshortene tij. Sigurisht që nga frekuentimi duket se ai dhe gruaja e tij marrin vesh nga muzika, por mbi të gjitha, ata respektojnë edhe artistët që i ftojnë gjithnjë në promovime. Të veshur të dy sportivë, ata kanë uruar Anjëza Shahinin për albumin e saj të parë.
Hajde Redon hajde, të duket bionde Anjeza
Redon Makashi i deklaruar si i dhënë marrëzisht pas biondeve duket se ka ndryshuar prirje. Si pak i lodhur, me atë mjekrën e parruar ai ka përqafuar Anjeza Shahinin, por vetëm pak sekonda më vonë, e ka shtrënguar nga beli në një mënyrë disi të veçantë. Këtë e reflekton edhe habia në sytë e Anjezës.
Mariza rehat, shton disa kile
Mariza Ikonomi, duket se ka rënë në një periudhë qetësie sa e reflekton edhe pamja e saj. Eshtë shëndoshur disa kile, e s’po ja fusim kot shiheni vetë, përmes këëtyre fotove. E ndryshe nga fytyra hollake tashmë ju do të shihni një Marizë me fytyrë paksa të enjtur.
Çfarë ka Anjeza, e mërziti Tergita?
Anjeza nuk mundte të mos thërriste në mbrëmjen e saj kolegët e “Etheve” si dhe Tergitën me të cilën prej vitesh janë bërë shoqe. Por seç i ka thënë Tergita, Anjezës, këtë se morëm vesh. Nga shprehja e fytyrës duket sikur simboli i festës ka marrë vesh ndonjë lajm apo ka parë në partin e saj, një fytyrë që nuk i ka pëlqyer. Mos i ka kënduar; Dy shoqe ne e duhemi si motra, një dashuri po na troket te porta…
Ky shkrim u botua më 9 Gusht 2008