Edhe sot takimi ndërmjet Borusia Dortmund dhe Monakos nuk ka kaluar në qetësi. Gjatë zhvillimit të saj është raportuar se jashtë stadiumit “Signal Iduna Park” janë gjetur objekte të dyshimta, konfirmon policia gjermane.


Pas ndërhyrjes dhe ekzaminimeve të nevojshme të zyrtarëve dhe ekspertëve, behet e ditur se është siguruar dalja, raporton “The Sun”.
Screenshot_41492023830
Kujtojmë se kjo çerekfinale e “Champions League” ishte parashikuar të luhej mbrëmjen e kaluar, por tre shpërthime pranë autobuzit të Borusias bënë që të shtyrej. Mbrojtësi verdhezi Marc Bartra përfundoi në spital pas kësaj ngjarje të pazakontë.


(e.k/BalkanWeb)


Etiketa: