TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së 13 majit. Nga çadra e lirisë, ku protestuesit vijojnë të qëndrojnë prej më shumë se 80 ditësh, Paloka tha se kryeministri Rama po “kërcënon ekzistencën e PD”, duke u shprehur se me këtë protestë kjo parti do të vetëvritet dhe nuk do ekzistojë më.


Në përgjigje të kësaj, deputeti demokrat u ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen protestës, për të treguar se PD është një forcë politike e fortë.


Paloka tha se për protestën e 13 majit kanë marrë mbështetje nga shqiptarë në të gjithë botën.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: