Metropoli shqiptar, Tirana është ndriçuar sot nga dritat shumëngjyrëshe të festave të fundvitit. Rreth orës 18:30 janë ndezur dritat e pemës së madhe të Vitit të Ri në qendër të Tiranës, ku kanë qenë të pranishëm qindra fëmijë por edhe të rritur.
Festat pa foton tek pema, nuk quhen për shumëkënd që jeton në kryeqytet por jo vetëm. “BalkanWeb” sjell pamjet mahnitëse me dron të Tiranës së ndriçuar nga atmosfera festive.
(m.k/BalkanWeb)