TIRANË- Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së, kryetari i saj Ilir Meta ka folur sërish për koalicionin, ku i ka leshur një mesazh të qartë aleatit të tij në qeveri, Edi Ramës. Ndërsa i kujton disa shprehje të popullit, Meta thotë se zgjedhjet në 2013 i fitoi me ndihmën e LSI-së prandaj është koha që të mos tregohet forca.

“Në këtë situatë duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI që fitoi para 4 vitesh bindshëm dhe e gjithë KQZ iu la Berishës, pati një klimë jo të lehtë. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe konfirmuar me zgjedhje të qeta, mos harro, që tani kemi edhe PDIU. Ndaj nuk duhet parë si çështje force se kush është më i fortë dhe se kush e tërheq litarin më fort. Duhet parë si çështje tolerance”,- tha Meta.

Lideri i LSI-së Ilir Meta, ka bërë thirrje për ulje të tensioneve politike, ndërsa theksin e vendosi
tek dialogu mes palëve.

“Keqardhje që nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të dialogu. E vetmja gjë që kanë lëvizur janë afatet. Çdo ditë që ecim përpara pa dialog dhe klimë konstruktive na çdo në një kizë që askush nuk e parashikon. Është detyrë e politikanëve që t’i parandalojnë”,– tha Meta.

Kreu i LSI-së tha se shqetësimi kryesor janë zgjedhje dhe standardet e tyre. “LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog dhe zgjedhje të standardeve evropiane. Nuk na duhen formulime që zgjedhjet ishin më të mira se ato të kaluara”,– tha Meta.

Kreu LSI-së bëri apel për vetëpërmbajte të politikanëve. “Ne si politikanë instrumentin kryesor kemi fjalën. Në komunikim dhe në krijimin e klimës së mirëbesimit apo konfliktualitet”, tha Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb