TIRANE- Pas paralajmërimit të mbrëmshëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, e cila iu drejtohej shtetasve amerikanë të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve, pasi mund të ketë sulme terroriste, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Me anë të një deklarate policia sqaron se ka shtuar masat e sigurisë pranë objekteve fetare dhe në ambientet ku do zhvillohet festa.

DEKLARATA E POLICISË
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve.

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të veçantë masash për këtë qëllim.

Në këtë kuadër janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve.

Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale.

Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore.

Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve me karakter terrorist.

Policia e Shtetit uron të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb