Pas një viti mungesë në kupat e Europës për shkak të pezullimit nga UEFA, Skënderbeu me fitoren e sotme 0-5 në Andorrë ndaj Sant Hulias vendosi një rekord për futbollin shqiptar.

Kjo është fitorja më e thellë që një skuadër shqiptare ka marrë në transfertë në një ndeshje të vlefshme për kupat e Europës. Korçarët prishën rekordin e Vllaznisë e cila kishte fituar 0-4 ndaj maltezëve të Silema Uondërërs në sezonin 1987-1988 të Kupës së Kupave.

Ndërkohë nëse marrim të gjitha ndeshjet e skuadrave shqiptare në Europë, vetëm Tirana ka arritur të fitojë një ndeshje me rezultatin 5-0, në sezonin 1989-1990 në Ligën e Kampioneve, në shtëpi ndaj maltezëve të Silema Uondërërs.

Sa i përket rezultatit të përgjithshëm të kualifikimit, Skënderbeu barazoi Vllazninë në shifrat 6-0, me shkodranët që eliminuan Silema Uondërërsin në sezonin 1987-1988 të Kupës së Kupave.

Ndërkohë sa i përket ndeshjeve të ekipeve shqiptare në Ligën e Europës specifikisht, Skënderbeu shënoi fitoren më të thellë./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: