PRISHTINE- Senatori amerikan, njëherësh ish-kandidat për Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, viziton të enjten Kosovën. Gjatë kësaj ndalese është parashikuar dhe mbajtja e një fjalimi në Kuvend.
Sipas axhendës zyrtare të Kuvendit, bëhet e ditur se të enjten duke filluar nga ora 14:30, do të mbahet një seancë solemne në të cilën seantori amerikan McCain do t’i adresohet Kuvendit.
Senatori amerikan McCain dy ditë më parë zhvilloi një vizitë në Beograd.
(BalkanWeb)