Nga: ZONJA VJOLLCA*
Patellxhane me djathë dhe salcë

4 patëllxhanë
4 domate
200 gr djathë kaçkavall guda
2 lugë gjelle djathë parmixhano
7 feta bukë
3-4 thelpinj hudhër
1 lugë caji vegetë
1 lugë çaji rigon
1 lugë kafeje sheqer
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Borzilok

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, i presim në feta horizontalisht, bëjmë disa vizime në pjesën e tultë, i kalojmë për një minutë në një tenxhere me ujë të vluar dhe i lemë të ftohen. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim hudhrat e prera në feta. I lemë për një minutë, më pas i largojmë nga tigani ku shtojmë domatet të prera në kubikë. I trazojmë me vajin e aromatizuar duke shtuar pak vegetë, pak sheqer, rigon, borzilok dhe i lemë në temperaturë mesatare derisa domatet të kalojnë në vlim. Ndërkohë në tavolinën e punës hapim patëllxhanët i rregullojmë me kripë, piper të zi dhe në çdo fetë patëllxhani vendosim djathë kaçkavall të grirë hollë në rende, i palosim fetat e patëllxhanit në dysh (jo role) dhe i vendosim në tavën e lyer me pak vaj në furrë në temperaturën 180 gradë për 10 minuta. Fetët e bukës me pak vaj dhe hudhër i kalojmë në tigan skare ose në furrë për pak minuta, me pas i servirim duke vendosur mbi çdo fetë buke një patëllxhan me djathë. Mbi patëllxhan vendosim salcën e përgatitur me domate dhe e pudrosim në fund me majdanoz.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb