NGA ZONJA VJOLLCA

3 filxhan miell

1 ½ filxhan sheqer

1 ½ filxhan qumësht

85 gr rrush të thatë

225 gr pluhur arrë kokosi

30 gr sheqer vanilje

3 kokrra vezë

Vaj

 

Fillimisht në një tas trazojmë miellin, sheqerin, vaniljen dhe qumështin. E trazojmë mirë duke shtuar më pas vezët. Lyejmë me vaj një tigan, e vendosim në zjarr të ulët dhe sapo të nxehet hedhim një lugë nga brumi i përgatitur. E levizim tiganin që masa e brumit të hapet mirë (në formën e një petulle të madhe ose një krepi), më pas vendosim mbushjen me pluhur arrë kokosi dhe rrush të thatë. E mbështjellim  duke e kthyer në anën tjetër që të skuqet. Këtë veprim bëjmë me të gjithë pjesën e mbetur të brumit dhe në fund i servirim të pudrosura me pluhur arrë kokosi.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb