Presidenti Hashim Thaçi pritet të vendosë që për javën e ardhshme të thirret seanca konstituive e Kuvendit, përcaktim ky që ka rrjedhur pas sinjalit të marrë nga koalicioni PAN. Ndaj, ndërkombëtarët kanë nxitur deputetët për krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Deri para një viti, presidenti Thaçi e ka drejtuar PDK-në, partinë kryesore të koalicionit PAN, i cili është fitues relativ i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Pas zgjedhjeve, ai ka realizuar një seri takimesh joformale me përfaqësues të këtij koalicioni.

Takimin e fundit e ka zhvilluar një ditë më parë, me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj. Të njëjtën nuk e ka bërë edhe me LVV-në, subjekt i dytë për nga fuqia e votës, e as me koalicionin LAA, si subjekt i tretë, forca politike këto që refuzojnë të bëhen pjesë e një Qeverie, në të cilën mund të jetë edhe PDK-ja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: