TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka bërë vlerësimin e tij mbi koalicionin PS-LSI, ndërsa u ka dhënë shpjegim të gjithë zërave skeptikë. Në një intervistë për Vizion plus, kreu i ekzekutivit tha se ai nuk sheh asnjë arsye që ky koalicion mos të vazhdojë, ndërsa tha se gjithësecili mund t’i vërë çfarë note do të dëshironte.


PJESË NGA INTERVISTA
Meta propozoi ‘qeverinë e besimit’, por ju u shprehët kundër. Si mendoni, çadra a e ka transferuar krizën brenda koalicionit qeverisës?

Çadra po transferon krizën jashtë çadre, por nuk do ja dalë dot. Kjo qeveri ka marrë përsipër besimin e 1 milion shqiptarëve. Lëshimi i detyrave është heqje dorë nga përgjegjësitë. Unë nuk heq dorë nga përgjegjësitë.


Meta dhe Idrizi e konsiderojnë qëndrimin tuaj ekstrem dhe arrogant. Si mendoni?
Nuk e kam besuar drejtpërdrejt se ka qenë mbi mua. Kushtetuta nuk është cinizëm. Unë besoj se nuk është aspak cinike që të bësh detyrën ndaj atyre që na kanë zgjedhur. Kryerja e detyrës ka të bëjë me seriozitetin dhe jo me arrogancën. Ky vend ka nevojë të bëhet shtetit dhe jo rrugët e sherrit për llogaritë e disave siç janë ata që janë këtu poshtë (i referohet çadrës së PD poshtë zyrës së tij) dhe duan të marrin peng Shqipërinë.


Ju i keni vënë notën 10 më parë koalicionit me LSI, po tani a ka rënë kjo shifër?
Mund ta mendoni si të doni. Unë kam ngritur duart dhe secili numëron aq sa do të numërojë. Unë nuk shoh asnjë arsye se pse nuk duhet të vazhdojë. Nuk kemi parë kurrë prapa dhe do vazhdojmë partneritetin me LSI.

Vendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit…Si do veproni?
Ndryshe nga çfarë shpesh komentohet dhe mendohet, unë kam respektuar logjikën e këtij partneriteti. Për çështjen e presidentit në radhë të parë duhet të dakordësohemi brenda këtij aksi strategjik, që është PS-LSI. Më pas në bazë të kësaj dakordësie ne do hedhim hapa të mëtejshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Etiketa: