Amir Rrahmani, mbrojtësi i Dinamos së Zagrebit i cili ka luajtu në Shqipëri për skuadrën e Partizanit, pas ndeshjes me Skënderbeun është shprehur se e priste një sfidë të këtij niveli vështirësie. Përveçse i dha meritat Skënderbeut, Rrahmani pohoi se nuk ishte aspak e lehtë sfida në Elbasan pasi i kishte patur të gjithë kundër.
“Paralajmërova skuadrën dhe shokët. Tani ata kanë përvojë dhe e dija se do të ishte shumë e vështirë. Nuk arritëm të shënoim gol, por ky është futbolli. Tani na duhet që të punojmë sa më shumë dhe të fokusohemi në kampionat. Do të na duhet pak kohë që të rikthemi siç kemi qenë”, tha Rrahmani për “SuperSport”.
“Në fillim e kam pasur të vështirë te Dinamo, por do t’ia dalim. Ishte e vështirë sot në Elbasan sepse i kisha të gjithë kundër”, tregoi ai emocionet e ndeshjes së sotme.
(e.k/BalkanWeb)
