VLORE– Shtabi i Emergjencave në Vlorë dhe Fier ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura kanë nisur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Ferras.

Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat. Po kështu janë vënë në dispozicion edhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse.

Sipas Qendrës se Bashkuar Operacionale parashikohet që rreth orës 13:00 prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novoselë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: