Nga: ZONJA VJOLLCA
700 gr lakër e kuqe
2 portokalle
50 gr stafidhe / boronicë
4 lgj uthull
2 lgj vaj ulliri
Lëngu i ½ portokall
2 qepë të njoma
½ lç kumin
Kripë
Pastrojmë lakrën, largojmë kercellin dhe e presim atë në feta shumë të holla. E spërkasim lakrën me kripë, piper dhe kumin duke e përzier me duar.
Në një tas trazojmë vajin e ullirit me uthullën dhe lëngun e portokallit dhe e marinojmë lakrën duke e shtypur pak me duar. E lemë më pas lakrën të marinohet mirë për 15 minuta. Ndërkohë filetojmë portokallin. E servirim më pas lakrën e marinuar duke vedosur disa fileto portokalli, bishta qepësh të prera në unaza dhe stafidhet të zbutura pak në lëng portokalli.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)