SHBA – Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Misisipi. Nuk janë paraqitur detaje zyrtare nga rrëzimi i djeshëm i aeroplanit.

Zëdhënësja ushtarake, Sarah Burns, tha vetëm se aeroplani transportues i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i tipit KC-130 Hercules, kishte “pësuar aksident”.
Guvernatori i Misisipit, Phil Bryant, në Facebook kishte shkruar se ky incident ishte një “tragjedi” shkruan Daily Mail.

Nga përplasja e avionit nuk ka asnjë të mbijetuar. Nuk dihen shkaqet e përplasjes së këtij aeroplani.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb