Nga: ZONJA VJOLLCA
16 kokrra patate të vogla
24 feta suxhuk
2 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Lajmë dhe thajmë patatet e vogla dhe me gjithë lëkurë i vendosim të ziejnë për 5 minuta në ujë të valuar me kripë. Më pas i presim patatet në gjysma ose në 3 pjesë. Në çdo shkop shishqebapi vendosim një fetë patate, një fetë suxhuk, do të mjaftonin në çdo shkop 6 feta patate – 3 feta suxhuk.Shtypim hudhrën dhe e trazojmë atë me vaj ulliri, lyejmë mirë tiganin dhe vendosim shkopinjtë e shishqebapit të piqen në një tigan për 10 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)