Lajmi më i bujshëm i merkatos deri tani pa asnjë dyshim është fakti se mbrojtësi më i fortë në Itali, Bonucci nuk do të luaj më për Juventusin por për Milanin.
Për Milanin e ri kinez, është një goditje me impakt të madh në aspektin teknik, mediatik por edhe atë të lidershipit. Bonucci pritet të kthehet menjëherë në një nga pikat e referimit në fushë dhe dhomat e zhveshjes. Operacioni është i bujshëm edhe në aspektin ekonomik.
Bonucci bashkë me bonuset do të përfitojë 10 milionë euro në sezon, duke u kthyer në lojtarin më të paguar të kampionatit italian.


Por cila është e vërteta e transferimit të Bonuccit te Milan, pse u largua nga Juventus. Në të mirën e grupit dhe të harmonisë, Juventusi donte ta shiste këtë verë dhe ofertat për të nuk mungonin, ishin Conte dhe Guardiola, të cilët e prisnin krahëhapur dhe i ofronin më shumë. Por Bonucci ishte i mbushur me mllef dhe inat dhe i vuri këtë kusht drejtuesve të Juventusit: Nëse ju me largoni, skuadrën ku do të shkoj e zgjedh unë! Mos mendoni se do iki ku të doni ju! Dua Interin ose Milanin! Janë të dyja ekipe që më ofrojnë pagë më të lartë se ju dhe kanë projekt ambicioz.


Interi lëvizi menjëherë i pari dhe ishte pikërisht Sabatini, i cili takoi agjentin e Bonnucit dhe rikthimi si zikaltër ishte më pranë se kurrë, por Juventusi e quante si nje skandal sportiv dhe si një dështim në merkato nëse e shiste tek rivalet me të mëdhenj në Itali, pikërisht te Interi, do të ishte një goditje e madhe për bardhezinjtë nëse Bonucci do ta shkonte te Inter. Sipas mediave italiane gjithçka ishte e përfunduar, agjenti i Bonnucit dhe Sabatini kishin arritur akordin dhe Interi do paguante shumë që dëshironte “Zonja e Vjetër” për mbrojtësin. Në kampin bardhezi ky filloi të quhej një “skandal” i madh nuk e pranonin kurrë dhe për këtë fakt zgjodhën “te keqen më të vogël, Milanin, nuk kishte zgjidhje tjetër.
(i.ç/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb