TIRANE- Ndryshe nga çdo e diel, ku kryeministrin Edi Rama e ndiqnim në rubrikën e përjavshme në profilin e tij në “Facebook”, sot kjo gjë nuk do të ndodhë. Vetë kreu i Qeverisë ka komunikuar përmes rrjetit social, se sot nuk do të ketë “Komunikim Javor”. Duke qenë se sot besimtarët e krishterë festojnë Pashkët, kryeministri Rama ka zgjedhur “ta bëjë pushim”.


“Sot janë Pashkët, është një ditë e shënuar për të krishterët dhe e mira e madhe e këtij vendi, është se festat e njëri-tjetrit, janë festa të të gjithëve. Duke ju uruar të gjithëve qetësi e gëzim në familjet e tyre në këtë të dielë të veçantë, ju bëjmë me dije se në respekt të simbolit të kësaj feste, sot nuk do të ketë Komunikim Javor të Kryeministrit”, shkruan Rama.


Kujtojmë se kjo javë ka qenë e mbushur me zhvillime e takime të rëndësishme politike. Një ditë më parë kreu i PS u takua me kreun e LSI për të diskutuar mbi ecurinë e koalicionit, si dhe zgjidhjen e krizës politike në vend.


Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të takohen krerët e mazhorancës dhe opozitës për të dialoguar, pas ftesave të ndërsjella. Për këtë çështje, janë takaur së fundmi edhe neociatorët e të dy partive politike, PS dhe PD.

(el.sp/BalkanWeb)