Në fillim pakkush e besonte se Leonardo Bonucci nuk do ishte pjesë e Juventusit për sezonin e ardhshëm, madje më të pakët ishin ata të cilët mendonin se do largohej te rivalët e Milanit.


Tashmë kjo ndodhi dhe në kampin bardhezi janë të ndarë në dy kampe, ata që e kritikojnë 30-vjeçarin për lëvizjen drejt “djallit” dhe së fundmi ata që e mirëkuptojnë këtë transferim të befasishëm.


Në fillim ishte e motra e Giorgio Chiellini-t që sulmoi Leonardo-n duke u shprehur “se kur paraja hyn në mes, ngjyrat e skuadrës bien”. Por i kësaj mendje nuk është një nga shokët dhe protagonistët me të cilët Bonucci ka ndarë shumë vite karrierë, Andrea Barzagli. Pas Buffoni-t është 36-vjeçari që ka përshëndetur publikisht mbrojtësin i cili u largua për te rivalët e “Seria A” pas shtatë viteve tek Juventus, raporton “Tutto Sport”.


“Kemi kaluar shtatë vite fantastike së bashku si shokë skuadre, të mbushura me fitore dhe arritje të mëdha,” shkruan Barzagli.

“Jemi përmirësuar së bashku, kemi mbështetur njëri-tjetrin duke krijuar një raport të mirë bashkë me Gigi dhe Gorgion, diçka që nuk e kisha përjetuar më përpara. Është i çuditshëm fakti që nuk të shoh më në dhomën e zhveshjes, të njëjtën dhomë që disa duan ta përçajnë me shpikjet e tyre. Por ne e dimë të vërtetën. Fat të mbarë në aventurën tënde të re, Leo.”. “Kemi kaluar shtatë vite fantastike së bashku si shokë skuadre, të mbushura me fitore dhe arritje të mëdha,” shkruan Barzagli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb