GJERMANI-Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me bombë ndaj autobusit të Borusia Dortumnd gjatë ditës së djeshme. Dyshohet se i arrestuari ka lidhje me ekstremistët islamikë.


Sipas prokurorisë gjermane në një nga 3 shpërthimet janë përdorur edhe copa metalike, një metodë kjo që përdoret shpesh nga terroristët.


Autoritetet gjermane po e trajtojnë sulmin mbi skuadrën e Borusias së Dortmundit si një sulm terrorist, por ende nuk janë përcaktuar shkaqet e sulmit.


Identiteti i personit të arrestuar nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, ndërsa ai është arrestuar gjatë një operacioni të policisë gjermane. Nga sulmi mbi skuadrën e Dortmundit mbeti i plagosur mbrojtësi i skuadrës, Marc Bartra i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasjë e sulmit ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Champions League mes Borusia Dortumd dhe Monakos u shty për ditën e sotme dhe pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Më herët autoritetet kanë bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen të vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë ende publike.

(d.d/BalkanWeb)

Etiketa: