TIRANE- Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore të së djathtës, Jozefina Topalli, e sheh zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike me largimin e Bashës. Ndërkohë që në PD zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të partisë, Topalli akuzon Bashën për manipulim të procesit.

Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Jozefina Topalli tha se Basha ka urdhëruar mbushjen e kutive të votimit me fletë që nuk mbajnë votën e demokratëve.


“Përshendetje demokratëve qe refuzuan farsën. E dinin që ishte farse, e dinim që ishte e paracaktuar, e dinim që do manipulohej, por nuk dinim sa i madh do ishte refuzimi. Refuzimi rezultoi gjigand. Bravo i qoftë demokratëve që refuzuan farsën dhe detyruan Lulin të japë urdhërin për mbushjen e kutive dhe fallsifikimin e pjesëmarrjes. Demokratët, me refuzimin e tyre po mbajnë gjallë shpresën për nesër. Zgjidhja në PD mund të bëhet vetëm duke larguar Bashës. Ai është personi që ka sjellë përçarjen në PD, është njeriu që i kapur në panik po falsifikon pjesëmarrjen dhe rezultatin në këto zgjedhje”, tha Topalli.


(el.sp/BalkanWeb)


Etiketa: