TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot nga çadra lidhur me situatën politike në vend duke i bërë thirrje çdo shqiptari të luftojë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës.

Kreu i PD-së deklaroi se është qeverisja e Ramës e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE.

“Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: