Vullkani më i madh në Islandë është gati të shpërthejë pas një sërë tërmetesh që kanë rënë aty afër, duke shtuar kështu frikën e krijimit të reve me mbetje vullkanore dhe si pasojë kaos në qarkullimin ajror të avionëve.
Tërmetet të shkallës 3.9, 3.2, dhe 4.7 Rihter kanë goditur 6.590 metra në thellësi vullkanin Bardarbunga përgjatë kësaj jave.
Eksperti i vullkanologjisë Pall Einarsson, i Universitetit të Islandës, tha se tërmetet e fundit janë pjesë e një serie që ka vazhduar prej 2 vitesh dhe sipas tij me siguri do të ushtrojë presion në nxitjen e llavës vullkanike.
Ai tha për DailyStar, se vullkani i cili qëndron nën pjesën e akull në zonën Vatnajokull, pritet të dalë mbi sipërfaqe brenda pak viteve.
Vullkani 10 mijë vjeçar ka shpërndarë sasi të mëdha dioksid squfuri gjatë 7 muajve të fundit. Edhe pse shpërthimi i vullkanit nuk do të shkaktonte kaos në fluturime, janë mbetjet që shkojnë në ajër ato që krijojnë probleme.
(BalkanWeb)