Tratativa që do të çojë Zhoao Kanselon nga Juventusi te Mançester Siti, mbetet ende në këmbë, raporton “Gazzetta Dello Sport”. Anglezët kanë ofruar 50 milionë euro për ta bërë të tyrin portugezin, i cili nga ana e tij ka arritur akordin me skuadrën e Pep Guardiolës për një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Por Juventusi nuk kërkon ta lërë kaq kollaj anësorin e tij, teksa pretendimet e kampionëve të Italisë janë për të paktën 60 milionë euro. Tashmë topin e ka Siti, që mund të luajë kartën e bonueseve për ta çuar shumën në nievelet që klubi torinez kërkon dhe për ta bërë të tijin Kanselon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: