Jo vetëm lajme për largime lojtarësh, por edhe lajme për afrime bomastike në verë. Të paktën kështu sipas televizioni portugez “TVI”, që raporton se Mançester Siti ka gati 120 milionë euro për talentin e Benfikës, Zhoao Feliks, që po çmend kontinentin me paraqitjet e tij në këtë edicion.

Një shifër shumë e lartë kjo, që mënjanon menjëherë konkurrencën e klubeve të tjera dhe sidomos të Juventusit, që kishte nisur bisedimet me agjentin Zhorzhe Mendez për supertalentin 19-vjeçar portugez. Gjithashtu, në gjurmët e tij janë edhe disa “big” të tjerë, por 120 milionë eurot që ka bërë Siti gati për klauzolën, natyrisht që i detytrojë rivalët të bëhen mënjanë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: