Mançester Siti ka triumfuar 3-1 në përballjen shtëpiake kundër Uatfordit. Për skuadrën e Pep Guardiolës, ndeshja ka qenë disi më e vështirë sesa parashikimet fillestare, pasi Siti ka mundur ta sigurojë fitoren vetëm në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura, por në pjesën e dytë ka shpërthyer Rahem Stërling, me një tregolësh fantastik në minutat 46′, 50′ dhe 59′ duke futur në kasafortë suksesin për “qytetarët”. Për Uatfordin, golin e vetëm e realizoi Deulofeu në minutën e 66-të.

Pas këtij suksesi, Siti ngjitet në kuotën e 74 pikëve, 4 më shumë sesa Liverpuli i vendit të dytë, që sfidën e tij do ta zhvillojë nesër, kur do të presë në “Anfield Road” ekipin e Bërnleit.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: