Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim 90-minutësh në Presidencë kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare.


Në fund të takimit, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha se Presidenca dhe Lulzim Basha do të dalin në vijim në deklaratë, për të zbardhur detaje mbi diskutimin në Presidencë.


“Presidenca do të dalë vetë më një deklaratë të saj. Edhe zoti Basha do të mbajë një deklaratë më vonë, pasi të mbarojë takimin me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Më mirë me ato letrat zyrtare që të mos bëhet rrëmujë”, tha Shehi.


Takimi nisi në orën 09:00, ku të pranishëm ishim kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët e tij. Ndërkohë, në takim mungoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila dërgoi zëvendëskryetarin e partisë, Petrit Vasili.

Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit, ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb