Everton do të sfidojë Aston Villan, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Para këtij takimi në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i ri i skuadrës nga Liverpool, David Moyes.
Moyes, u pyet edhe për Brojën, i cili pësoi dëmtim para pak ditësh.
“Do të bëjë një skaner tjetër, thjesht po presim pak që të ulet ënjtja. Shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi një ide më të mirë”, u shpreh Moyes për sulmuesin shqiptar.
▶️ David Moyes says Armando Broja will be going for another scan on the ankle injury suffered in our FA Cup win over Peterborough. pic.twitter.com/TxICoB7DxK
— Everton (@Everton) January 13, 2025
(J.S/BalkanWeb)