Vazhdon urgjenca e Bayern Munich në prag të ndeshjes kundër Interit, në Champions League. Leon Goretzka, në fakt, u stërvit vetëm gjysmë ore punë me grupin dhe më pas u kthye në dhomat e zhveshjes.
Gjendja e mesfushorit gjerman do të vlerësohet në orët në vijim, por me shumë mundësi ai do të mungojë në ndeshjen e së premtes kundër Augsburgut.
Lista e lojtarëve të padisponueshëm po bëhet më e gjatë, përveç Neuer, Upamecano, Ito, Davies, Pavlovic dhe Coman, për trajnerin Kompany, në dyshim është edhe Goretzka.