Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, ka akuzuar zv.kryeministren Belinda Balluku për braktisjen dhe përdorimin që po iu bëhet fermerëve të luleshtrydheve në zonën e Kafarajt në Fier.
Bardhi shkruan në një postim në rrjetet sociale, se fermerët që kultivojnë luleshtrydhe po përballen me vështirësi, dhe nuk iu nevojiten fotot propagandistike të Ballukut, por ndihmë reale për t’i shpëtuar falimentit.
“E papranueshme dhe kriminale propaganda cinike e Belinda Ballukut me fermerët e luleshtrydheve në Kafaraj. Në vend që t’u japë zgjidhje fermerëve që protestojnë për zhvlerësimin e punës së tyre nga luleshtrydhet me pesticide të importit, bën sikur nuk ka ndodhur asgjë pak ditë më parë”, shkruan Bardhi ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook.
Sipas Bardhit ky është dështimi i radhës i qeverisë në bujqësi, dhe kjo gjë tashmë nuk mund të mbulohet më me propagandë.
Reagimi i plotë:
E papranueshme dhe kriminale propaganda cinike e Belinda Ballukut me fermerët e luleshtrydheve në Kafaraj. Në vend që t’u japë zgjidhje fermerëve që protestojnë për zhvlerësimin e punës së tyre nga luleshtrydhet me pesticide të importit, bën sikur nuk ka ndodhur asgjë pak ditë më parë. 90% e tokave këtu mbillet me luleshtrydhe, por ndihma e shtetit është 0. Qeveria nuk ka asnjë meritë për asnjë histori suksesi të fermerëve të luleshtrydheve në tregun europian.
Dështimi nuk mund të mbulohet me propagandë!
Në 11 Maj fermerët votojnë për PD!
Për subvencionimin e prodhimit!
Për shpërblimin e punës së tyre!
Për mirëqenien e familjeve të tyre!