Leverkusen nuk po zhvillon një sezon brenda pritshmërive teksa aktualisht renditet në vendin e 3-të me 15 pikë të grumbulluara. “Aspirinat” kanë patur luhatje, çka ka sjellë edhe pakënaqësinë e tifozëve.
Për situatën aktuale te kampionët e Gjermanisë ka folur mesfushori me origjinë shqiptare i Leverkusen, Granit Xhaka.
“Në këto nivele s’mund të fitosh ndeshje nëse pëson nga dy gola për 90′. Ne na mungon komunikimi në fushë pasi nuk flasim mjaftueshëm me njëri-tjetrin. Kjo mangësi reflektohet qartë edhe në numrin e golave që kemi pësuar”, tha Xhaka.
(J.S/BalkanWeb)