Kristi Sejatllari, i dërguari i News 24 në Gjermani, tregoi për të rejat nga kampi kuqezi, në një lidhje lidhje me “Euro 24”, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa.

Tifozët shqiptarë kanë një ndjenjë të veçantë për kombëtaren. Spanjollët janë në krye të grupit dhe ndoshta nuk e vrasin mendjen për këtë ndeshje.

Prania e gazetarëve spanjoll te qendra stërvitore kuqezi- Kanë pyetur për mungesën e Uzunit, kanë pyetur edhe për Balliun. Edhe ne na kanë dhënë informacione, që Spanja do luajë me Navas, e me portierin e dytë.

Stërvitja shkoi mirë, vetëm Enea Mihaj pati disa shqetësime. Manaj u bashkua me grupin, Asllani vijoi normalisht stërvitjen.

Ndryshimi i parë është Ivan Balliu, i cili me gjasë do të aktivizohet. Është provuar edhe Ismajli. Edhe Broja pritet të rikthehet titullar” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb