Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, në një komunikim të drejtpërdrejtë në News24, ka theksuar nevojën e vigjilencës së shtuar ndaj rreziqeve të mundshme që vijnë nga struktura sekrete ruse dhe serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Elezit, është thelbësore që Kosova të marrë seriozisht këshillat dhe paralajmërimet nga aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, për të parandaluar çdo veprimtari që synon cenimin e sigurisë së vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e organizimit dhe koordinimit të ngushtë me faktorët ndërkombëtarë si KFOR, EULEX, dhe UNMIK për të garantuar stabilitetin në rajon.

“Duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar dyshimet për aktivitete destabilizuese në këto zona,” deklaroi Elezi.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet në komunat me shumicë serbe mbeten të larta, dhe shqetësimet për ndikimin e aktorëve të jashtëm vazhdojnë të jenë në fokusin e diskutimeve të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb